Informata të përgjithshme


Meqë cilësia e shërbimeve shëndetësore ndaj pacientëve varet rrënjësisht nga kualifikimi i personelit mjekësor, për të siguruar mundësinë që të kemi personel sa më të kualifikuar që është e mundur, dhe bazuar në nevojat e shërbimit tonë shëndetësor për tani dhe për të ardhmen, u përcaktuam për iniciativën e hapjes së Universitetit të Shkencave Mjekësore sipas standardeve të qarta, me qëllim të krijimit të një mjedisi cilësor, i cili siguron që arsimimi dhe kualifikimi të përputhet me këto standarde.
Universiteti i Shkencave Mjekësore “Rezonanca” (USHMR) është themeluar më 19.10.2004. Është i licencuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për vitet akademike 2004 – 2009.
Në vete Universiteti ka pesë fakultete:

>          Fakultetin e Mjekësisë
>          Fakultetin e Stomatologjisë
>          Fakultetin e Farmacisë
>          Fakultetin e Fizioterapisë, dhe
>          Drejtimi i mjekësisë Sanitare